Shënoi golin e fitores përballë Veronës, Fratezi: Të brendshmet? Do të bëja më keq nëse…

Është blerja më e sh trenjtë e verës për In terin dhe Davide Fratezi ka treguar me gola vendimtarë pse është i tillë. Kundër Veronës, ishte një ditë prej heroi për mesfushorin, jo vetëm për golin e shënuar në minutën e 93-të që vulosi fitoren e zikaltërve duke e shpallur Interin kampion dimri, por edhe për atë “këmbë” që mund të ketë patur ndikim në penalltinë e humbur në të 100’-tën nga Henri.

Në fakt, në momentet e furishme të akordimit të penalltisë për verdheblutë, mesfushori i Interit e shtypi pikën e bardhë të penalltisë me këmbë ndoshta duke mos ia lehtësuar aspak goditjen francezit. Ndoshta Henri do të kishte gabuar gjithsesi, por mund të themi se edhe Fratezi pati dorë në shtyllën që u godit.

“Ka gjithçka në këtë fitore, një grup fantastik, edhe ata që luajnë më pak janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ndihen të rëndësishëm. Në një vit të gjatë kjo vlen”, ishin fjalët e para të Fratezit pas ndeshjes, që shoqëruan festën e tij “të çmendur”.

E gjatë asaj feste “të çmendur”, i kapur pas portës dhe me pantallonat e shkurtra, të tërhequra nga shokët e skuadrës për ta lënë thuajse me të brendshme, buzëqeshi: “Do të kisha bërë edhe më keq, por doja të shmangia kartonin e verdhë…”

ECURIA – Duke vazhduar të flasë për golin dhe fitoren, ashtu si dhe për kohën që ka në dispozicion, Fratezi tha:

“Goli? Kuptova që mund të krijohej një situatë e tillë, e ndoqa topin dhe pata fat. Ky gol më jep më shumë besim dhe shpresoj t’i jap edhe më shumë skuadrës.

A është më i bukur ky gol apo ai në derbi? Ndoshta ky për rezultatin… por edhe ai ishte mirë, mos më bëni mua të zgjedh. Kam mbetur i mahnitur me këtë grup qysh në fillim, pa grup skuadra nuk mund të fitojë. Unë personalisht tani jam më mirë, ka qenë një periudhë e vështirë sepse jam mësuar të luaj gjithmonë. Kemi angazhime të shumta dhe do të jemi të gjithë gati”, përfundoi mefsushori.