Napoli po kalon një moment të errët dhe kjo situatë jo pozitive po ndikon shumë edhe te yjet e ekipit. Osimhen e Kvaratskhelia janë me “valixhe në duar” dhe po presin fundin e sezonit për t’u larguar.
Pak ditë më parë sulmuesi nigerian rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2026, por agjenti i Kvaras shprehet se ai nuk pritet të qëndrojë më gjatë.
“Po e them tani, në verë Osimhen do të transferohet në Arabi”, u shpreh agjenti i Kvaras duke folur më pas për gjeorgjianin: “Ai nuk do ta pranonte një transferim në Arabinë Saudite as për 1 miliardë euro. Ai mund të firmos për Real Madrid, për Bajernin, për Barçën apo Sitin. Kvara ka objektivë të tjerë, kërkon të ketë sukses. Është ende herët për të folur për të ardhmen e tij, ai është një lojtar i shkëlqyer, asnjë skuadër nuk do të ishte kundër për ta pasur në ekip, por është ende herët për të folur për këtë”, përfundoi agjenti i gjeorgjianit.