Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së sotme gjyqësore, në lidhje me tragjedinë e Gërdfecit.
I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga Ylli Pinari, ish-drejtori i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve, se fajin për tragjedinë e kanë Forcat e Armatosura që nuk zbatuan detyrat e përcaktuara nga ligji, Mediu tha se nuk kishte dijeni për një hskelje të tillë.
Ai tha se për sa kohë ishte ministër, ka pasur vlerësime pozitive për punën e FA, në demontimin e armëve.
“Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve… I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje.
S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështjn. Madje ka qenë vlerësim pozitiv. Në muajin shkurt ka pasur një diskutim për demontimin e armëve, ku u vlerësua se puna që po bëhej në Gërdec ishte hsumë mirë dhe kjo nga instancat më të lartë.
Para anëtarësimit në NATO, na është dhënë një njoftim ku thuhej se duhet të bënim kujdes për ngjarje të rënda, që mund të pengojnë anëtarësimin. Po ashtu, se kishte veprimtari që mund ta dëmtonin këtë proces. Duhet të deklasifikohen një sërë dokumentesh. Unë i kam këkruar Presdientit të më japë infomracion për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, unë e kam këtë informacion por dua ta kem në formë shkresore.”– tha Mediu.