E konfirmon Fabricio Romano, Interi arrin akordin me Taremin

Sulmuesi iranian Mehdi Taremi ka arritur akordin me Interin. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga merkato. Sipas eksperit Fabricio Romano, Taremi do t’i bashkohet zikaltërve në muajin korrik si futbollist i lirë. 

Marrëveshja mes Interit dhe sulmuesi iranian është në detajet e fundit. Ai pritet të firmosë një kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër. 

Gjithçka pritet të konkretizohet menjëherë pas përfundimit të Kupës së Azizë, atje ku Taremi është duke u angazhuar me kombëraren e Iranit.