Berisha po hetohet për privatizimin e ish-klubit Partizani nga prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të thërrasë Sali Berishën për t’a marrë në pyetje më datë 23 janar. Ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të thërritet për t’u pyetur më datën 25 janar. Më datë 24 janar do të jetë seanca në Apel për ankimimin e Berishës për të hequr masën e arrestit shtëpiak të vënë ndaj tij me kërkesë të SPAK.
Berisha po hetohet për privatizimin e ish-klubit Partizani nga prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Seanca e marrjes në pyetje për Berishën u vendos fillimisht të zhvillohej ditën e nesërme, datë 18 janar, por avokatët kërkuan shtyrjen e seancës gjë e cila u pranua nga SPAK. Ndërsa seanca për marrjen në pyetje ndaj Jamarbër Malltezit ishte caktuar për ditën e sotme, për të cilën edhe avokatët e tij kërkuan shtyrjen.Sakaq, avokatët e Berishës çuan në Apelin e GJKKO disa ditë më parë ankimimin për masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit, kërkesë e cila u pranua dhe është caktuar data 24 janar për shqyrtimin e ankimimit prej gjyqtares Ilirjana Olldashi.