“Kam nevojë të ndihem nën presion”, Mbape: Po hyjmë në një epokë të re, futbolli po bëhet si NBA

Sulmuesi francez, Kilian Mbape ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën franceze “GQ”, ku u ndal tek disa tema, jo vetëm personale, por edhe gjendjen e futbollit modern.

“Shumë lojtarë të mëdhenj që u larguan, lanë gjurmët e tyre në historinë e futbollit evropian dhe ne po hyjmë në një epokë të re të futbollit. Është cikli normal i lojës dhe në një moment, do të jetë radha ime të largohem.”

Në lidhje me lajmet për kalimin e mundshëm të Reali i Madridit, ai shprehet se:

“Presioni nuk më ndikon negativisht dhe kam nevojë për të funksionuar. Kjo është ajo që na lejon të ruajmë nivelin e përsosmërisë. Jemi në një kohë konsumi të tepërt, me shumë ndeshje dhe tifozët presin shumë nga lojtarët. Futbolli po i afrohet modelit të NBA-së, me sezone prej shtatëdhjetë ndeshjesh. Nuk jam kundër të luajmë aq shumë, por nuk mund të jemi mirë gjatë gjithë kohës dhe t’i japim publikut shfaqjen që ai pret”, përfundoi ai.