FOTO/ U vendos në faqen e parë të revistës “Playboy”, seksbomba braziliane i habit të gjithë: Ja dedikoj… Mesit

Modelja e njohur braziliane, Xhaniana Prazeres është vendosur në faqen e parë të revistës “Playboy” duke marrë dhe titullin “Gruaja Perfekte”.

Gjithsesi, në deklaratën për mediat, 35-vjeçarja i habiti të gjithë me deklaratën e saj, duke u shprehur se këtë arritje ja dedikon Lionel Mesit.

“Nëse personi në faqe të parë është gruaja më perfekte në botë, mendova se ishte e drejtë që kjo gjë t’i dedikohej lojtarit më të madh në univers”, tha bukuroshja braziliane për Mesin.

Gjithashtu ajo u shpreh se i dërgoi një kopje të revistës argjentinasit dhe shpreson që ai ta marrë atë.