Jo vetëm Konte, ja kandidaturat që mund të zënë vendin e Piolit në stolin e Milanit

Në rast largimi, shumë të mundshëm të Stefano Piolit, drejtuesit do të synojnë Antonio Konten, kandidatura e të cilit mbështetet fuqimisht nga Ibrahomoviç.Tiago Mota, Rafael Paladino dhe De Zerbi janë emra të tjerë në shqyrtim, por gjithçka do të varet nga ecuria e Piolit me kuqezinjtë pasi në rast suksesi në Ligën e Europës dhe të ndonjë mrekullie në kampionat, vështirë se klubi do të largonte teknikun e pesë sezoneve të fundit.