Juventusi e zgjidh në pjesën e dytë, mund Leçen e Ramadanit dhe merr kryesimin e Serisë A

Juventusi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe ka marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A. Bardhezinjtë e Alegrit kanë mundur në transfertë me rezultatin 3-0 Leçen e Ylber Ramadanit, si gjithmonë titullar në radhët e verdhekuqve.Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, pasi vendasit kanë ditur të bllokojnë shumë mirë lojën e torinezëve dhe nuk ngurruan të shfaqen disa herë para Sheznjit në pjesën e parë. Por në të dytën, Juventusi gjeti golin me anë të Vlahoviç i cili duket se është kthyer përsëri “vrasës” para portës. Serbi pak minuta më vonë dyfishoi shifrat dhe në fund erdhi edhe goli i Bremer, i cili vulosi fitoren 3-0

LEÇE-JUVENTUS 0-3
60′, 70′ Vlahoviç, 85′ Bremer