Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa raporothet se autoambulanca ka mbërritur deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit.
Sakaq, i plagosuri po transportohet me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, teksa priten detaje të tjera mbi ngjarjen.