Gola nga stoli dhe merkato, Milani e di se si… shënohet

Ndeshja e së shtunës ishte një lloj manifesti për merkaton. Tre golat që lejuan të thyhej rezistenca e Udinezes erdhën falë spuntove të tri fytyrave të reja në këtë sezon.

Dhe nuk është vetëm numri apo statistikat që kanë peshë, por është e rëndësishme të shihet se si janë shënuar ata gola. Veprimet e shënimit u ndërtuan nga “i vjetri” dhe u finalizuan nga “i riu”, një simptomë e një ekipi që funksionon dhe ka mundur të përziejë mirë ata që ishin me ata që kanë ardhur. Dy golat e parë lindin nga shpikja e zakonshme e Leaos dhe Teo në të majtë: më pas Zhiru kujdeset për të në mes të zonës, fillimisht me një pasim dhe më pas me një goditje. Në rastin e parë, Loftus-Çik përfiton prej tij, ndërsa në të dytën është Joviç ai që hidhet mbi topin para portierit vendës. Goli i fitores, i cili erdhi në frymën e fundit, mban shenjën e Okaforit, i cili është i shpejtë për përfituar nga prekja e radhës nga Zhiru. Shumë gjëra mund t’i atribuohen Milanit, por sigurisht jo një merkato e dështuar siç disa janë përpjekur të përkufizojnë.

SHIFRAT – Në fund të fundit, shifrat që nuk duhet të merren si ligji, por që mund të japin një pasqyrë të mirë të një situate, thonë se merkatoja e këtij sezoni ka sjellë 25 gola nga 51 të shënuar nga kuqezinjtë. Konkretisht, në kampionat golat e “të ardhurve” deri më tani janë 19 nga 41. Në të dyja rastet pothuajse gjysma e golave mban firmën e fytyrave të reja. Dhe asistet nuk po i konsiderojmë, sepse në të kundërt shifra do të rritej më tej. Më i miri nga të gjithë është aktualisht Pulisiç (7) i cili po ndiqet nga Joviç (6). Pastaj Okafor (4), Loftus (3), Reijnders dhe Çukvueze (2). Nëse marrim parasysh shifrat aktuale me ato të nënshkrimeve të reja të sezonit të kaluar, krahasimi është i sikletshëm.

Vitin e kaluar pati vetëm 5 gola nga lojtarët e rinj: tre nga Pobegaqë kthehej nga huazimet e ndryshme dhe dy nga Origi. Por kjoklasë e shtesave të reja kapërceuedhe vitet 2020/2021 dhe 2021/ 2022: në të parën lojtarët e rinj shënuan 17 gola gjithsej, në tëdytën – atë të titutllit – golat ishi n22. Duke marrë parasysh vitin eparë të Piolit vetëm i pari, vetëmatëherë u panë më shumë gola të shënuar nga nënshkrimet e reja: në sezonin 2019/2020 ishin 38, falëmbi të gjitha Ibrës dhe Rebiçit. Njënumër i cili megjithatë, duke pasur parasysh performancën aktuale, mund të tejkalohet edhe nga Pulisiçi me shokët e tij të rinj.