Gol spektakolar nga goditja e dënimit, por shikoni qëndrimin e çuditshëm të lojtarëve të Koresë së Jugut

Një gol spektakolar në ndeshjen kundër Malajzisë në Kupën e Kombeve të Azisë, e cila përfundoi 3-3. 

Në minutën e 83-të të ndeshjes u akordua një goditje dënimi për koreanët dhe futbollisti i PSG-së, Kang-In Lee mori topin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. 

Ajo që i parapriu golit ishte reagimi i çuditshëm i bashkëlojtarëve të tij të cilët qëndruan ulur përballë “murit” të kombëtares së Malajzisë dhe demonstruan një teknikë të paprecedentë të goditjes së lirë. 

Edhe pse reagimi i tyre është i paqartë për tifozët e sportit më të rëndësishëm në botë, ai ishte shumë efektiv pasi shënuan një gol fenomenal. Për më tepër shikoni pamjet: