Turpërohet Donaruma, shikoni golin me finte të pësuar në kampionat

Skuadra e Brestit ka arritur të thyejë makthin 13-vjecar mbrëmë, teksa i ka marrë një pikë PSG-së në shtëpi, në një duel që rezultoi surprizues dhe u mbyll 2-2.

Në minutën e 80′ Pereira Lage turpëroi portierin e Italisë, Xhanluixhi Donaruma. Ai shënoi një gol fantastik me finte dhe gardiani i PSG-së nuk pati asnjë mundësi për të reaguar.

PSG-ja vijon të kryesojë kampionatin francez me 44 pikë ndërsa në vendin e dytë ndodhet Nisë me 38 pikë.