ati i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, vijon të jetë mister. Ai rezulton që të jetë i zhdukur që nga 9 gushti i vitit 2022, ku humbi kontaktet me familjen. Në lidhje me këtë, ka patur pretendime që ai është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur.Në lidhje me zhdukjen e Martinaj, ka folur në Report TV edhe eksperti i sigurisë Fation Softa, i cila tha se i shumëkërkuari ka mundësi të mëdha financiare që të transformojnë pamjen e jashtme edhe me anë të operacioneve plastike dhe shfaqen pas shumë vitesh.“Ka shumë raste në botë ku persona të zhdukur të atij niveli janë shfaqur pas shumë vitesh dhe për aq kohë sa nuk ka një kufomë, kjo mundësi mbetet e tillë. Mund të jetë brenda apo jashtë territorit dhe mundësia e transformimit të pamjes së jashtme është. Rasti i Martinajt është i veçantë për shkak të vlerave financiare dhe njohjeve që kishte”- tha Softa.