Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Interit kundër Fiorentinës në transfertë, me asistin e tij për Lautaro Martinezin, i cili ishte dhe i pari me fanellën zikaltër.
Kjo gjë duket se i ka gëzuar shumë te Interi, me postimet e klubit zikaltër që nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
“Njeriu Asist”, shkruan në postimin e fundit Interi në “Instagram”, me foton e Asllanit duke festuar për fitoren e arritur.