Kryeqyteti i Francës, Parisi do të futet në izolim, për shkak të situatës së rëndë me koronavirus.
Me masat e reja, që do të zgjasin një muaj, bizneset jothelbësore do të mbyllen, por shkollat do të mbeten hapur.Njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit, nëse nuk kanë një arsye të vlefshme.
Nën të njëjtat masa do të futen edhe 15 rajone të tjera të Francës.Ora policore në të gjithë vendin do të mbetet në fuqi nga 7 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.
Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Bashkimin Evropian: mbi 4.2 milionë. Numri total i viktimave nga koronavirusi atje është afro 92,000.