Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është zbardhur ngjarja kriminale e kryer nga ana e shtetasit Helidon Gjikoka, dhe për këtë fakt penal janë bërë gati prangat për rreth 11funksionar të ASHK Vlorë dhe njëkohësisht dhe dy drejtues të ASHK qëndrore që janë përfshirë në afera kriminale dhe me veprimet dhe mosveprimet e tyre janë bërë pjesë e vjedhjes së Resortit “Ambla”, Dhërmi.
Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është hetuar në lidhje me origjinën e pronësisë dhe ka rezultuar se: Shtetasi, i ndjeri Ahilea Koka në vitin 1991, ka qënë banor i fshatit Dhërmi, bashkë me familjen e tij dhe rrjedhimisht ai ka përfituar tokë në bazë të ligjin nr. 7501 për tokën, ky fakt vërtetohet në bazë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994 në sipërfaqen 1430 m2 , tokë të cilën i ndjeri Ahilea Koka ja ka dhuruar nëpërmjet testamentit me nr.55, datë 31.08.2007, shtetasit Ilir Koka.
Më pas nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është hetuar dhe faktuar se Shtetetasi Ilir Koka, vendosi të ndërtoj në parcelën 36/9, kjo dëshirë e tij është miratuar dhe nga shtetasi Marko Koka nëpërmjet deklaratës noteriale.Për këtë arsye shtetasi Ilir koka ka aplikuar për leje ndërtimi në Bashkinë Himarë e cila ka miratuar kërkesën e tij, dhe më pas është dhënë leja e Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.R.R.T. Bashkia Himarë miratuar në favor të shtetasit Ilir Koka, ku nëpërmjet Lejes së ndërtimit, Bashkia Himarë i ka dhënë të drejtën shtetasit Ilir Koka për të ndërtuar një kompleks banesash 1-2 kate, sipas planimetrisë së sheshit të ndërtimit dhe projekt zbatimit përkatës, leje e cila është zbatuar plotësisht.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka hetuar dhe vërtetuar plotësisht faktin se Shtetasi Helidon Gjikoka ka qënë Qiramarrës i pasurive të mësipërme nëpërmjet Kontratës së Qirasë nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018 e cila ka si palë Qiramarrës Helidon Gjikoka dhe Qiradhënës shetasin, Ilia Koka.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka hetuar dhe ka arritur në kokluzione se shtetasi Helidon Gjikoka ka paraqitur pranë “ALUIZNIT” kërkesën nr. 2286 me qëllim legalizimin në emrin e tij të objekteve të mësipërme ka depozituar në cilësinë e provave që provonin pronësinë, Lejen e ndërtimit me Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.R.R.T, Bashkia Himarë dhe njëkohësisht Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994, në parcelën 36/9 të ndodhur në Perivollo, me sipërfaqe 1430 m2.
Nga hetimet ka rezultuar se të dyja këto prova si Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994, në parcelën 36/9 dhe leja e e ndërtimit me Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.R.R.T, Bashkia Himarë, provojnë se pasuria e mësipërme është një pasuri që i përket shtetasit Ilia Koka.
Nga hetimet ka rezultuar se Paraqitja e kërkesës me nr.2286, të vitit 2017, me përmbajtje të pavërtet ka sjellë pasoja të rënda për kallzuesin, pasi veprimi i mësipërm ka cënuar rëndë të drejtën e pronësisë së palës kallzuese dhe rrjedhimisht duhet të proçedohet për veprën penale të parashikuara nga neni neni 190 i Kodit Penal paragrafi 2 që parashikon se “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit,kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.”
Nga ana tjetër ka rezultuar se prej datës 28.01.2019 këto pasuri rezultojnë në pronësi të shtetasit Helidon Gjikoka, e provuar kjo me anën e vërtetimit Hipotekor nr. 84, datë 28.01.2019, ku është regjistruar në emër të Helidon Gjikoka pasuria “Kompleks Shërbimi me 12 Objekte”, ndodhur në Gjilekë, Himarë. Fakti i kalimit të pronësisë në mënyrë të kudraligjshme nga shtetasi Ilir Koka përfituar nëpërmjet Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994 dhe me Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.R.R.T, Bashkia Himarë te shtetasi Helidon Gjikoka është bërë në mashtrim të ligjit dhe pa vullnet të pronarit të ligjshëm dhe në rastin konkret jemi përpara faktit penal të Vjedhjes së pasurisë me Anën e mashtrimit të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal ku përcaktohet se: Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet dhe kur vepra ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Bashpuntor në këtë krim rezulton të jenë dhe një grup banditësh që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kryer veprime me qëllim që shtetasi Helidon Gjikoka dhe Julinda Gjikoka të bëheshin pronar.
Shtetasi Ariton Kasaj me detyrë Avokat, ka favorizuar në mënyrë të dukshme shtetasin Helidon Gjikoka i cili ka shpërdoruar besimin e klientit të tij dhe ka firmosur në shumë dokumenta që kanë tjetërsuar pasurinë e mësipërme.
Shtetasi Ariton Kasaj, ka lidhur Kontratën e Qirasë nr. 1143 rep, nr. 829 kol, datë 27.09.2018, me palë qiramarrës Helidon Gjikoka dhe palë qiradhënës Ilir Koka, kontratë tashmë e konstatuar si e Falsifikuar, Avokati Ariton Kasaj, ka vazhduar falsifikimet e tij dhe bashkpunimin në mashtrim, dhe në institucionin e ASHK, ish ALUIZNI, të cilat janë të shumta në numër .
Avokati Ariton Kasaj, dyshohet se ka firmosur në kërkesën për Legalizim , me nr 6482 Prot datë 19.09.2018, njëkohësisht Avokati Ariton Kasaj ka aplikuar i paautorizuar në emër të Ilir Kokës deklarimit 6196 prot datë 30.08.2019,vetëm një ditë mbas deklarimit 6178 prot datë 29.08.2018, ky veprim është një veprim i paautorizuar nga shtetasit Ilir Koka, dhe rrjedhimisht është një veprim fallco, dhe në funksion të tjetërsimit të paligjshëm nga pronari Ilir Koka, ky veprim e bën shtetasin Ariton Kasaj, bashkpunëtor në tjetërsimin e pronës dhe e ngarkon atë me përgjegjësi penale të parashikuara nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe njëkohësisht ky fakt është një fakt penal i parashikuar nga neni 186 i kodit penal.
Njëkohësisht Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë gati prangat dhe për Noteren Saimira Hoxha e cila ka bërë një seri me dokumenta të Falsifikuara të cilat janë Deklarata Noteriale me Nr 1004 Rep dhe Nr 721/2Koll datë 30.08.2018, kontratës së Qirasë nr. 1143 rep, nr. 829 kol, datë 27.09.2018.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë rezulton si i falsifikuar edhe Akt Ekspertimi i Qëndrushmërisë Konstruktive e Objekteve, akti i mësipërm është përdorur në ASHK Vlorë, në emër të shtetasit Ilir Koka i cili nuk ka pasur asnjëherë djeni për aktin e mësipërm, e vërtetuar dhe me akte ekspertimit Kriminalistik.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se janë kryer falsifikime të Gentplaneve të kryera nga ana e shtetasve të cilët nga hetimi rezulton se ka mospërputhje të planimetrive me faktin dhe njëkohësisht në çdo gentplan është falsifikuar emri dhe nënshkrimi i specialistes së ALUIZNIT VLorë Valbona Veliu.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marë pjesë në falsifikim dhe njëkohësisht në tjetërsimin e pasurisë së shtetasit Ilir Koka funksionar shtetëror të Aluiznit Vlorë të cilët janë Donald Fezga me detyrë funksionale përgjegjës i verifikimit në terren, ky person ka falsifikuar në mënyrë kriminale gentplanet duke paraqitur në to të dhëna të rreme.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marë pjesë në falsifikim dhe shtetasi Erdet Mandi me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë ky person ka falsifikuar gentplanet duke paraqitur në to të dhëna të rreme, akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 , dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marë pjesë në falsifikim dhe shtetasi Ark. Arben Jaupi ky person ka falsifikuar gentplanet duke paraqitur në to të dhëna të rreme, akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 , dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marë pjesë në falsifikim dhe shtetasi Ing. Denis METAJ me detyrë Përgjegjës i sektorit të legalizimeve. ky person ka falsifikuar gentplanet duke paraqitur në to të dhëna të rreme akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 , dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se Bojkena Bani me detyrë arkitekte dhe punonjëse pranë ASHK Vlorë ka falsifikuar gentplanet duke paraqitur në to të dhëna të rreme akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 , dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se Polikson Halilaj me detyrë IT i institucionit të ASHK Vlorë, ka falsifikuar dhe nënshkruar në emër të shtetasit Ilir Koka, ky shtetas ka aplikuar për lejen e legalizimit të dalë në emër të shtetasit Ilir Koka dhe të shtetasit Helidon Gjikoka, shtetasi Polikson Halilaj akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se në këtë krim ka marë pjesë dhe përgjegjësi i sektorit të ALUIZNIT Vlorë Adiseldo Rrapaj, ka rezultuar se ky shtetas ka qënë ideatori i kryerjes së gjithë krimit të mësipërm, ky shtetas me djeni të plotë ka qënë dirigjenti i grabitjes së pasurive të shtetasit Ilir Koka. Gjatë hetimeve ka rezultuar dhe janë ngritur dyshime se shtetasi Adiseldo Rrapaj ka falsifikuar “Akt Ekspertimin e Qëndrushmërisë së Konstruktive pasi ky shtetas ka njohje me bashkëshortin e ekspertes Alma Qira (akt ekspertim i falsifikuar dhe dorzuar në ASHK Vlorë) njëkohësisht shtetasi Adiseldo Rrapaj ka njoheje me shtetasin Helidon Gjikoka ky shtetas ka kryer dhe një seri veprimesh kriminale. Adiseldo Rrapaj akuzohet për për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se në këtë vepër penale është përfshirë dhe shtetasi Ardian Musta, i cili ka pasur detyrën funksionale të Drejtorit të ALUIZNIT Vlorë. Ardian Musta ka legalizuar një pasuri më një formular të kërkesës nr. 2286 me qëllim legalizimin në emrin e tij e cila është përfunduar me Lejen e Legalizimit nr. 211988, datë 20.09.2018 (Titull Pronësie), më pas shtetasi Ardian Musta, ka falsifikuar dhe legalizuar një seri falsifikimesh të cilat janë kryer nga vartësit e tij dhe ajo që është me e rëndësishme është se shtetasi Ardian Musta ka legalizuar një Akt Ekspertim i cili është titulluar “Akt Ekspertim i Qëndrushmërisë së Konstruktive”, për më tepër falsifikimet e kryera nga punonjësit e tij, do të renditen më poshtë.Njëkohësishtë shtetasi Ardian Musta, ka manipuluar provat dhe realitetin nëpërmjet shkresës me nr 370/1 prot., datë 18.01.2019, drejtuar Zyrës Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ku bashkalidhur kësaj shkrese është paraqitur një Relacion Hartografik i cili mban datën 10.01.2019 ku në relacion përcaktohen sipërfaqet të ndara në objekte me numër rendor nga 1 deri në 12, dhe nëpërmjet këtij relacioni Ardian Musta ka prodhuar akte të pavërteta (fallco), duke detyruar Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të regjistroj planimetri të cilat janë me përmbajtje të falsifikuar. Ky drejtor ka firmosur çdo planimetri të objekte me numër rendor nga 1 deri në 12(fallco), të cilat nuk janë bërë në terren por janë hartuar nga zyra. Ardian Musta akuzohet për për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186 dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ka rezultuar se shtetësja Risena Xhaja e cila ka detyrë funksionale drejtoreshë e ankimeve në drejtorinë e përgjithshme të Ashk Qëndrore, kjo shtetase ka pasur në shqyrtim ankimin administrativ të shtetasit Ilir Koka. Ku nga ana e shtetasit Ilir Koka është kërkuar përpara Ashk Qëndrore konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit administrative, Leje së Legalizimit Nr. 211988, datë 20.09.2018 për objektin kompleks shërbimi, me adresë: Gjilekë Bashkia Himarë, zona kadastrale 1739, Nr.pasurisë 200/301, sip. e parcelës ndërtimore 1353 (njemije e treqindë e pesëdhjetë e tre ), sip. Totale e ndërtimit për banim 451 m2. Kjo shtetase ka refuzuar të shqyrtoj ankimin dhe ka lejuar grabitësin Helidon Gjikoka të përfitoj nëpërmjet mashtrimit këtë prone. Nga ana tjetër shtetësja Risena Xhaja e cila ka detyrë funksionale drejtoreshë e ankimeve, ka hyrë në djeni të faktit penal të mësipërm dhe ka pasur si detyrë të kallëzonte në organin e akuzës për këtë fakt dhe kjo e ngarkon atë me përgjegjësi penale , për këtë arsye shtetasja Risena Xhaja akuzohet për “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.