Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit.
Aktualisht gjyqtarë në apelin e posaçëm për Shullazin janë të caktuar nga KLGJ Artur Kalaja, Astrit Kalaja dhe Miliana Muça. Për këtë të fundit u kërkua përjashtimi I saj, por gjykata e rrëzoi kërkesën.
Ndërkohë bëhet me dije se Emiljano Shullazi përvec avokatit shqiptar Vladimir Meçe ka shtuar mbrojtjen duke marr edhe një avokate amerikane Lambrini Nassis.
Shullazi u shpall fajtor në shkallën e pare më pas ai apeloi dënimin, por deri më tani nuk është zhvilluar asnjë seancë. Shkak i shtyrjeve kryesisht kanë qenë kërkesat e avokatëve për largim të gjyqtarëve nga trupa, apo dhe dorëheqjet e vetë gjyqtarëve.
Në këtë proces janë dorëhequr rreth 10 gjyqtarë nga gjykimi dhe 20 janë të larguar me kërkesë të të pandehurve pasi kishin konflikt interesi apo kishin marre pjesë në gjykime të bashkëlidhura me çështjen.