Mesa duket Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to, u tha presidenti Joe Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.
Pasi njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë injektuar 200 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, presidenti u pyet se si mund të ndihmohen vendet e tjera.
“Kemi filluar përpjekjet për ta bërë një gjë të tillë. Kemi dhënë një sasi. Tani do të shohim se çfarë do të bëjmë me disa nga vaksinat që nuk po i përdorim. Ne duam të garantojmë që t’i dërgojmë ato në mënyrë të sigurt dhe shpresojmë të jemi në gjendje të ndihmojmë venden në gjithë botën”, u përgjigj zoti Biden.