Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Angazhimi i SHBA konsiston në disa drejtime: Në investimin për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, asistencën për ngritjen e SPAK dhe BKH, struktura të cilat janë projektuar për të goditur krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.
Angazhimi i SHBA konsiston në mbështetje të Vetingut që po ‘kosit’ gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, në mesazhet kundër frontit anti-reformë etj.
Angazhimi i SHBA konsiston edhe në sanksione ndaj politikanëve, biznesmenëve, pushtetarëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të përfshirë në veprimtari të paligjshme, por që nuk janë ndëshkuar dhe nuk ndëshkohen nga drejtësia e korruptuar.
Masat ndëshkuese konsistojnë në shpalljen non grata, refuzim të vizës amerikane, masa nga Departamenti i Thesarit për bllokim pasurie etj.
A do të marrë masa Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj çiftit të biznesmenëve Besnik dhe Nevila Dudaj, të cilët në bashkëpunim me segmente të mafies së bixhozit në Shqipëri, kthyen hotelin e tyre, Hotel Adriatik në Durrës, në bazë bixhozi?
Në kushtet kur prokurorja e çështjes Enkeleda Xhengo, po i ‘amniston’ dhe shmang nga përgjegjësia penale pronarët e hotelit Besnik dhe Nevila Dudaj, a do të marrë ndonjë masë Ambasada Amerikane, duke u bllokuar vizat?
Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara përbën vepër penale, por Enkeleda Xhengo po shmang zbatimin e nenit 198 të Kodit Penal për Besnik dhe Nevilaj Dudaj.
Historia
Pamjet e publikuara nga ‘Prapaskena’ tregonjnë jo vetëm se si një pjesë e Hotel Adriatik në Durrës ishte kthyer në një bazë të paligjshme bixhozi, por edhe se si Prokuroria e Durrësit po fsheh dhe sfumon provat flagrante të krimit, me qëllim për të deformuar, mjegulluar dhe ndoshta mbyllur dosjen.
Fillimisht ishte policia ajo që tentoi të fshihte ngjarjen me një njoftim të cunguar dhe të censuruar, ndërsa tashmë është prokurorja Enkeleda Xhengo, ajo e cila po luan me dosjen.
Arsyeja? Mund të jenë të shumta.
Por, vlen të theksohet se fijet e hetimeve, nëse ndiqen sipas ligjit, të çojnë tek pronarët e hotelit Besnik dhe Nevila Dudaj, si dhe tek kapoja i bixhozit në Shqipëri, Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe si “Dari i Apex”, i cili mësohet se ka ngritur një tjetër bazë kumari në Shëngjin.
“Dari i Apex”, i skeduar tashmë edhe nga shërbimet partnere, po krijon monopilin e bixhozit kriminal në Shqipëri, pas mallkimit dhe mbylljes së lojërave të fatit nga kryeministri Rama, i cili i quajti “llum shoqëror e shkatërrim të familjeve shqiptare”, ndërsa u betua se prej 1 janarit 2019 e deri sa të ishte ai kryeministër, nuk do lejohej asnjë lloj loje bixhozi.
Kazinoja në Hotel Adriatik
Me shpejtësi dhe në mënyrë të kamufluar ishin vendosur 93 kompjutera kumari, 4 tavolina letre dhe 4 ruleta. Kazinoja është ngritur pa u licencuar dhe certifikuar nga Agjencia e Monitorimit të Lojërave të Fatit.
Bashkëpronarë të Hotel Adriatik në Durrës janë çifti Nevila Dudaj dhe Besnik Dudaj, të cilët do të përfitonin nga dhënia me qira e ambienteve për bixhoz, por edhe nga frekuentimini kazinosë nga klientë VIP, të cilët mund të qëndronin në hotel.
Dy pronarët, Nevila Dudaj dhe Besnik Dudaj ende nuk janë proceduar penalisht nga prokurorja Enkeleda Xhengo, e cila ka kaluar shkallën e parë të Vetingut, por Komisioneri Publil kërkon të shkarkohet për pasuro që nuk i justifikon me të ardhura të ligjshme.
Nevila Dudaj dhe Besnik Dudaj po sillen sikur nuk kanë asnjë lidhje me hotelin, thua se nuk ishin ata pronarët e hotelit dhe që do të përfitonin nga dhënia e ambienteve me qira.
Dari i Apex mund të ngrinte edhe një ‘shtëpi bari’ dhe sipas logjikës së Enkeleda Xhengos pronarët nuk kanë përgjegjësi!
Prapaskena ka mësuar se edhe vetë hotel Adriatik si pasuri është përfituar në mënyrë të dyshimtë, por kjo është një çështje tjetër.
Aksioni policor
Në janar të këtij viti, policia njoftoi finalizimin e një aksioni për goditjen e qendrës së bixhozit në Hotel Adriatik në Durrës, duke sekustruar pajisjet e kumarit dhe arrestuar tre menaxherët Muhittin Cenk Omeroglu, Robert Cristian Nicolof dhe 38-vjeçari Sergo Solstev.
Në kërkim u shpall Rovena Zahiri, në cilësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë e kazinosë “Adria Entertainment”, ku 32 për qind të aksioneve i posedon kompania “APEX Holding GmbH”.
Sot askush nuk është në burg, ndërsa dosja po tentohet të mbyllet pa i shtrirë hetimet tek kokat e bixhozit në Tiranë.
Tre administratorët janë liruar nga prokurorja Enkeleda Xhengo, e cila sipas procedurave penale, mund t’i diktojë masën shtrënguese gjyqtarit për të arrestuarit.
Nga ana tjetër, Dari i Apex po ngre baza të tjera bixhozi në Shqipëri, pa licencë, edhe pse në Shqipëri janë ndaluar me ligj lojërat e fatit.