A do ta rrëzojë Mesi nga froni foton vezës si më e pëlqyera në histori? Ja sa “like” diferencë kanë

Të gjithë sytë e botës, pasditen e së dielës ishin te finalja e madhe Argjentinë-Francë, që përfundoi me triumfin e kombëtares “albiçeleste”Menjëherë pas triumfit në Botëror, Lionel Mesi postoi foto duke mbajtur mbi kokë Kupën e artë të Botës.

Postimi është pëlqyer nga më shumë se 55 milionë njerëz dhe është gati të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për pëlqimet në Instagram. Bëhet fjalë për foton e një veze të vitit 2019 që numëron gati 56 milionë.Këtë e ka bërë të ditur media sociale 9gag përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ripostuar të dyja fotot me mbishkrimin: “Shumë afër të mposhtë foton e vezës dhe të vendosë një rekord të ri botëror.