Jo pak herë kemi denoncuar se si shoqëria “Salillari’ sh.p.k , fiton tendera duke përdorur njohje dhe korrupsion. Ai e ka qëndrën e korrupsionit në bashkinë Dimal ku prej vitesh ushtron aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjin, pa leje mjedisi dhe ka shkatërruar me qindar hektar pyje.
Ditën e nesërme në Bashkinë Dimal do të zhvillohet një tender korruptiv dhe i paracaktuar me objekt Mbrojtje në fshatin Arrëz, Bashkia Dimal. Tenderi ka një vlerë fillestare prej 50 000 000 lekë .
Ky tender është fituar nga Bashkimi i Operatorëve midis shoqërisë “Salillari” dhe shoqërisë “Fled” sh.p.k.Edhe pse tenderi është për tu vlerësuar ditën e nesërme nga ana e INFRONT, janë mbledhur prova se fituesi i këtij tenderi është paracaktuar.
Mbas bashkisë Kuçovë, Salillari ka filluar të korrin atë që ka mbjellë edhe në bashkinë Dimal, pasi dihet botërisht se Salillari ka qënë sponsor kryesor për fushatën e PS në këtë bashki.
Ditën e nesërme do të publikojmë video ku tregohet se si salillarit po i bëhet qoka duke i dhënë 50.000.000 lekë të cilët ai i ka shpenzuar për fushatë.
Ditën e nesërme do të publikojmë fakte dhe prova……