Nga Johannes Boie, BILD
Është një pyetje e qartë dhe e thjeshtë që BILD i ka bërë qeverisë gjermane: A duhet ta fitojë Ukraina luftën? Dhe mjafton vetëm një fjalë e vogël për të qenë në anën e duhur të historisë: “PO”.
Në vend të kësaj, nga të gjithë partitë, përveç FDP-së, vijnë fjalë të paqarta dhe shmangie. Bla-bla-bla të formuluara nga zëdhënësit.
“Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë,” thotë kancelaria dhe Ministria e Mbrojtjes e kopjon me kënaqësi këtë deklaratë.
Një ministër i Gjelbër thotë se nuk mund të komentojë për shkak të kufizimeve kohore. Ka gjëra më të rëndësishme për qeverinë gjermane se lufta agresive e Putinit në mes të Europës. Për të mos përmendur një fitore të Ukrainës.
Kjo është arsyeja pse Gjermania (pothuajse) nuk po dërgon asnjë armë. Ndërkohë që fëmijë, gra e burra po vriten, përdhunohen dhe torturohen nga rusët.
Ka një vend në librat e historisë për ata që me guxim morën vendimet e duhura në kohë të vështira, Winston Churchill për shembull. Emrat e tyre do mbeten.
Emrat e qeverisë aktuale gjermane do të harrohen.