A duhet te arrestohet shefi I policisë shkoder/ Ja si favorizon dhunën në familje

Një nga aktet më të ulëta, të dënueshme dhe poshtërsitë është dhunimi i prindërve. Por, po aq e rëndë është edhe mbrojtja e dhunuesve të prindërve.

Një ditë pasi Prapaskena paralajmëroi Policinë dhe Prokurorinë e Shkodrës se nuk po parandalonin kryerjen e një krimi të paralajmëruar, ish montazhieri ordiner Robert Staka ka dhunuar babanë e tij, Angjelin Staka, 79 vjeç.

Dhunimi ka ardhur pasi Robert Staka kërkon të nxjerrë prindërit nga banesa me qëllim për të shitur shtëpinë dhe me këto para pretendon se do të hapë një portal drejtësi.com, për të luftuar krimin, korrupsionin dhe paderjtësitë si Don Kishoti.

Jo vetëm kaq. Por dhunimin e babait të tij, Robert Staka, i bullizuar dhe i keqtrajtuar nga shokët për vite me radhë, e ka publikuar në rrjetin social Facebook, si burracak psikopat, por duke sfiduar rëndë ligjin dhe institucionet për zbatimin e ligjit.

Para se të dhunonte dhe masakronte bananë e tij, Staka ka dhunuar edhe nënën e tij, gjithashtu për shkaqe pronësie.

Skandali konsiston në faktin se edhe pse ka dhunuar babanë, Robert Staka është ende i liri, duke mos u ndëshkuar për dhunën në familje si dhe duke u lënë i lirë për të kryer një krim tjetër të mundshëm edhe më të rëndë.

Nëse ka dyshime për çrregullime mendore, Policia duhet të vepronte duke e mbyllur me forcë në spitalin më të afërt psikiatrik për t’u trajtuar.

Ndryshe policia duhet ta arrestonte sot në kushtet e flagrancës. Policia po mbron dhunuesin Robert Staka, i cili kërkon të ndryshojë edhe mbiemrin në Hana nga urrejtja e sëmurë që ka për prindërit e tij.

Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi, shpërdorim detyre dhe papërgjegjshmëri të policisë, dhe në rastin më të keq me favorizim të një personi që ka konsumuar një vepër penale.

Me sa duket, policia pret që Staka të vrasë dikë për ta arrestuar, duke mos u mjaftuar me veprimet e tij kriminale.