A e zëvendësoi Guardiola Halandin për të mos thyer rekordin e Mesit? Ja si përgjigjet trajneri

Mançester Siti shpartalloi me rezultatin 7-0 Lajpcigun, në sfidën e kthimit të Champions League, teksa heroin i “qytetarëve” në këtë takim ishte padyshim Erling Haland.Në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri Pep Guardiola i cili pas ndeshjes nuk i kurseu elozhet për “përbindëshin” e tij.

“Më parë Haland kishte prekur 7-8 topa dhe shënonte 3-4 gola. Sot beri 33 prekje dhe shënoi 5 gola. Me intereson që prek shumë topa sepse është ajo që më pëlqen te sulmuesi pasi duhet te përfshihet në lojë. Flasim sot për Lajpcig që humbi sonte thellë, por nuk ishte e lehtë.

Haland eshtë i jashtëzakonshëm. A e hoqa për te ruajtur rekordin e Mesit? Jo, jo! E dija qe Leo kishte atë rekord sigurisht por ne 70 minuta, kurse Haland e beri edhe me shpejt. Natyrisht, Haland eshtë shume i ri dhe uroj që të këtë ketë fiksimin për te kaluar rekordet dhe vendosur te tijin por ka ende shume karriere përpara ky djalë.

Do bëjë gjithmonë gol, e beri te Salcburg, te Dortmund, po e bën edhe këtu! Njohëm një djalë te mrekullueshëm që nuk e njihnim personalisht. Askush s’mund te krahasohet nëse merremi me statistika dhe numra. Vetëm gola, rekorde…”, deklaroi Guardiola.