A është kjo mushkonja më e bukur në botë?

Mushkonja “Sabeths” është një ndër speciet më të veçanta dhe të bukura të mushkonjave në botë.

Ngjyrat  saj karakteristika të ylberit dhe këmbët elegante me qime të ndritshme e bëjnë një nga mushkonjat më të veçanta në planet, shkruan BBC.

Mushkonja gjendet në Amerikën Qendrore dhe për fat të keq është mbartëse e sëmundjeve tropikale.

Gil Wizen, është entomologu që fotografoi mushkonjën.

Ai thotë se duhej të bënte shumë durim, dhe të planifikonte mirë shkrepjet për të fotografuar sa më bukur mushkonjën e veçantë.

Ai i përshkruan mushkonjat Sabethes jashtëzakonisht të trasha dhe të vështira për t’u fotografuar, veçanërisht në nxehtësinë dhe lagështinë e pyjeve tropikale të Amazonës në Ekuador, ku është shkrepur fotografia.