A mund ti zgjatet mandati Komisioneres Valbona Sanxhaktari /E paaftë, e lidhur me krimin e organizuar dhe pjesë e hetimeve të “SPAK”

Vendimet e saj, kanë larguar prokurorë e gjyqtarë të aftë e të ndershëm, që i duheshin drejtësisë së re/ Tmerr e turp është fakti, se kjo komisionere me formim nën nivelin e “kursit të plepave”, qysh prej vitit 2014 ka gradën “Doktore Shkencash” marrë te universiteti te Universiteti i Çilit ku dhe është pedagoge; prandaj duhet verfikuar se si e ka marrë diplomën Juriste më 1996, mbasi pas 25 vitesh punë në sektorë drejtësie, do kishte mësuar diçka, qoftë dhe sikur të ishte “kërcu”

Është skandal e tmerr edhe kur e mendon, por është fakt, që shumë prokurorë e gjyqtarë, vazhdojnë vlerësohen për aftësitë profesionale nga Valbona Sanxhaktari, komisionerja me paaftësi të plota profesionale.

Ka prova, që tregojnë se vendimet e saj si relatore, kryesuese e anëtare, kanë cënuar drejtësinë si sektor e shërbim publik, por së pari seriozitetin dhe balancat e krijuara deri tani në KPK.

Për shkak të formimit të ulët si juriste, Valbona Sanxhaktari mund të ishte ngelëse në provimin testues te Shkolla e Magjistraturës, ku me vështirësi e “pak miqësi punësh të vjetra e nderesh” në Veting; ajo ka grumbulluar vetëm 85 pikë, duke mbetur në listën nivelit të fundit.

Provimi i aftësive, me rezultat në “vijën kaluese” (dobët), ia ka prishur rehatinë dhe ia ka zbehur krekosjen e egos false profesionale; duke patur parasysh pozicionin në KPK-Veting, kur vetë ajo, është me nivel “dru me pre”, por vlerëson gjyqtarë, prokurorë e këshilltarë ligjorë.

Nuk është fjala, pse Bona e KPK, merr pagën e lartë në rehati, luks dhe ka roje te vila e 3 apartamentet që ka blerë me miliona korrupsioni kur ishte shefe tenderësh në Ministrinë e Arsimit-Kulturës-Turzimit, apo nga “punët” e burrit kur e kishte “konsulent” bandash kriminale.

Shqetësimi ka lidhje me faktin, se me nivelin e saj të ulët profesional, nën nivelin e atyre me kurs plepash, por dhe me ç’ekulibrimin mendor e “porositë” klienteliste nga bota e krimit; Valbona Sanxhaktari ka shkarkuar padrejtësisht shumë prokurorë e gjyqtarë me integritet, të ndershëm e të aftë, të cilët nuk i duheshin hequr drejtësisë së re.

Nëse interesat e pista, ia ka faktuar drejtësia e ILDKP, paaftësinë profesinale, Valbona Sanxhaktari e ka vetë-konfirmuar  me vlerësimin  “pikë minimale” sa për të mos e ngelur, në testin e Shkollës së Magjistraturës.

Ndaj bëhet pyetja logjike: – Si mundet, që shëmbëlltyrës së injorancës e cila më stërmundim, kapi pikë minimale në një test nivel Viti i Dytë-Juridik; t’i besohet vlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve në KPK-Veting, ku vendoset fati i ekpit të drejtësisë së re?!

Mjafton ky provim, për të konkluduar pa më të voglin dyshim, se komisionerja Valbona Sanxhaktari (Ramosaço), jo vetëm diplomën univerisatre, por dhe postin në KPK e ka marrë pa meritokraci, por me miqësi e pazare, që i di ajo se ku i kanë fijet dhe burimet.

Pra, shkollë reale jo, mend jo, përgatitje profesionale jo, integritet moral jo; atëherë, çfarë i paskan vlerësuar Fatmir Xhafaj dhe ata të komisionit “ad-hoc” në Kuvend, që e kanë përzgjedhur dhe emëruar anëtare të KPK-Veting”.

Sepse vendimet  saj, krijojnë hije mbi punën e KPK, i cili u krijua si “institucion udhëheqës” në hapin e parë të Reformës në Drejtësi; por vendimet në shumë raste kanë qenë jashtë të vërtetës e ligjit, për shkak të niveleve të ulëta e interesave të pista si të Valbona Sanxhaktarit.

E pabesueshme, se si kjo komisionere, arriti të kalonte filtrat e Kuvendit për të hetuar prokurorë e gjyqtarë, në një kohë kur është vetë subjekt për t’u hetuar penalisht; mbasi  prej 25 vitesh pas mbarimit të Fakultetit Juridik (listën e notave nuk e tregon); Valbona Sanxhaktari ka vegjetuar në kupolat drejtuese të ministrive, ku ka dhe dosje penale për afera korruspioni.

Madje mos u çuditni, por e vlerësuar me notën “-5” në provimin testues të Magjistraturës tani që është në KPK; ajo ka qenë dhe është ende pedagoge drejtësie, ndërsa para 7 vitesh ka marrë gradën “Doktore e Shkencave”.

Nëse Kryesia e Kuvendit, mendon se Valbona Sanxhaktari duhet të vazhdojë detyrën si komsionere e KPK-Veting”; atëherë mjerë Reforma në Drejtësi, që ka rënë e po lihet në duart e “injorancës ekselente”.