SPAK i ka dhënë një tjetër goditje besimit të publikut, duke u tërhequr nga hetimi i një afere flagrante, me protagonistë kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin dhe oligarkun Pëllumb Salillari, një nga biznesmenët më të akuzuar për korrupsion, mashtrime, dëmtim të mjedisit, shkatërrim të burimeve natyrore, tendera klientelistë, falsifikime etj.
Kur pritej që SPAK të firmoste urdhrin e arrestimit të Kreshnik Hajdarin, befas ka dërguar dosjen në Berat.
Bëhet fjalë për dosjen e ndërtimit të paligjshëm të ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec të Lumasit, që është një Zonë e Mbrojtur. Sipas kallëzimit të 123 banorëve të Lumasit, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari ka miratuar një leje ndërtimi të një ujësjellësi në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre, është zonë e mbrojtur dhe e shpallur monument Natyre, me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.
Tenderin mbi 4 milionë euro e ka marrë me paracaktim Salillari, duke kontraktuar për punimet kompaninë me 3 punëtorë ‘FLED’.
Së pari, ujësjellësi është i panevojshëm, pasi banorët e fshatrave kanë 7 ujësjellësa.
Së dyti tenderi është qokë për Salillarin.
Së treti, zona është e mbrojtur me ligj dhe nuk lejohet asnjë ndërhyrje.
Me gjithë këto shkelje, SPAK e ka transferuar dosjen në Prokurorinë e Beratit për kompetencë, edhe pse Kreshnik Hajdari, koka e kësaj afere është subjek i SPAK.
Sipas burimeve, në Prokurorinë e Beratit ka nisur mbyllja e dosjes.
A ka ndërhyrë Salillari për të shpëtuar Kreshnik Hajdarin, përmes një oligarku tjetër që urdhëron prokurorët e SPAK dhe në të gjithë Shqipërinë?
A i ka paguar Salillari 300 mijë euro për të shpëtuar Hajdarin nga arrestimi, si detyrim jo vetëm për tenderin korruptiv, por edhe sepse arrestimi i Kreshnik Hajdarit do të nxirrte zbuluar vetë Salillarin?!