Xhorxho Furlani ka folur shumë rrallë që kur është emëruar administrator i deleguar i Milanit.
Më shumë i fokusuar te puna se tek intervistat, 44-vjeçari ka qenë i pranishëm në një event sponsorizimi të ri për Milanin. Kur gjithçka ka mbaruar, ai është ndalur duke folur për mediat rreth situatës së kuqezinjve. Elozhet nuk mungojnë, me Furlanin që ka nënvijëzuar: “Ka qenë një fillim i mirë i sezonit për të gjithë, por do të shohim në qershor, është ende herët për të bërë bilance. Më duhet të them se më pëlqen shumë grupi dhe shpirti që është krijuar, si në “Milanello”, ashtu edhe në fushë. Për këtë falënderoj trajnerin, lojtarët dhe të gjithë stafin. E njëjta gjë përjetohet edhe te “Casa Milan”, ku ka shpirt të madh rreth punës në grup.