Agron Duka, Mediu dhe Shehi i japin goditjen e fortë Berishës dhe Bashës

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit aleatët tradicionalë të PD-së nuk do të rreshtohen në asnjërën anë të kësaj partie, Bashës apo Berishës.

Duka tha se ky vendim është marrë për të mos ndikuar në vendosjen e mazhorancës pas procesit zgjedhor në PD.

“Ne kemi marrë një vendim si Partia Agrare Ambientaliste në konsultë me aleatët e vegjël të cilët nuk kanë të gjithë të njëjtin qëndrim. Të njëjtin qëndrim me ne kanë zoti Mediu dhe Shehi. Mendojmë që të mos bëhemi aleatë me asnjë nga palët në zgjedhjet vendore për arsye se nëse bëhemi aleatë me një grup i shërbejmë përçarjes dhe jo bashkimit”, tha ai për Klan News.