Ai është i bukur”/ Pasi u kap ‘mat’ me reperin, aktorja e famshme flet për herë të parë: Thashethemet thonë…

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Hudson, prej kohësh ka ngritur dyshimet se ka nisur një romancë dashurie me Common.Së fundmi fituesja e çmimit ‘Oscar’ gjatë një interviste për TMZ shtoi më shumë aludimet se dyshja janë në një lidhje.“Thashethemet thonë shumë gjëra.”– tha 41-vjeçarja, duke ngritur supet kur u pyet nëse është në një lidhje me të, teksa shtoi: “Por ai është një burrë i bukur. Kjo është e sigurt.“

Përsa i përket komplimentit të gazetares se ajo dhe reperi amerikan janë një çift i lezetshëm, aktorja u përgjigj thjeshtë: “Faleminderit”.

Kujtojmë që lajmet për romancë filluan pasi yjet e Hollywood-it muajin e kaluar u fotografuan duke dalë nga restoranti Nobu në Malibu.Gjithashtu Common dhe Hudson vitin e kaluar u panë duke kaluar kohë së bashku në Filadelfia dhe Çikago.