“Ai më tall tërë kohës, është i sëmurë!”, e reja rrëfen frikën nga i dashuri i saj: Më përgjon bisedat, një ditë erdhi nga puna dhe…

Një grua rrëfen se sa e frikësuar dhe nën presion ndihet pas një komenti që ajo bëri te një nga miqtë e saj meshkuj, pasi që në atë moment burri i saj mund t’i ketë vënë përgjues.

“Unë kam disa miq meshkuj, ata janë thjesht miq dhe asgjë seksuale nuk ka ndodhur kurrë mes nesh, por partneri im ka dyshuar gjithmonë për këtë,” shpjegoi ajo në Mumsnet.

“Ai po më lexon cdo mesazh”-tha ajo.

Sipas The Mirror, gruaja vazhdoi duke thënë se ajo flet me dy prej këtyre miqve meshkuj rregullisht në Facebook, por përsëri, këmbëngul se bisedat janë gjithmonë “normale” dhe nuk përfshijnë asnjë flirtim apo dicka të tillë.

Megjithatë, gjërat kanë filluar të bëhen paksa të çuditshme kohët e fundit, pasi gruaja tha se kishte një bisedë me një nga shoqet dje, dhe kur partneri i saj u kthye nga puna filloi të tallej me të dhe ta thumbonte me frazat: A fole me të dashurit e tjerë?

“Ai nuk mund të mos ketë parë as telefonin tim sepse është thjesht psikik!” shtoi ajo.

Ai mund të dalë dhe të zihet me miqtë e mi dhe në një moment kur nuk ka ndodhur asgjë.