Akademia e Barinjve/ Ministrja flet pas reagimeve të shumta: E kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar sot deklaratën e bujshme që ka krijuar jo pak zhurmë mediatike lidhur me krijimin e akademisë për barinjtë.

Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë.

Ministrja tha se do të krijohet infrastruktura e nevojshme mbështetëse për ta, qoftë edhe me panele diellore ne stane.

“Fjala akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje për të ato që t’i përqafojnë këto profesione. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.