Akordi fare pranë/ Lideri i mbrojtjes së Interit bën “valixhet” gati, PSG i ofron zikaltërve shumën e majme

Milan Skriniar është gjithmonë e më larg Interit.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi parizien i ka ofruar Interit 60 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit sllovak.

Zikaltërit kanë qenë të prerë për një çmim 70 milionë euro, por francezët mund të arrijnë te shifra e kërkuar nga milanezët vetëm me bonuset e përfshira që mund të jenë lehtësisht të arritshme.

Sipas medias italiane, brenda fundjavës çdo gjë do të jetë e kryer dhe me 27-vjeçarin që pritet të lërë Interin pas 5 sezoneve.

Sllovaku do të bëhet një nga mbrojtësit më të paguar në Ligue 1, me një pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset.

Në sezonin që përfundoi, Milan Skriniar u aktivizua në total me fanellën e Interit në Serinë A në 35 ndeshje ku realizoi 3 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.