Aksident i rëndë në Gramsh, fuoristrada bie në greminë, nuk dihet nëse ka viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Poroçan-Gramsh.

Nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima, ndërkohë që drejt vendngjarjes po shkojnë ambulanca dhe zjarrfikësja.