Aksident i rëndë, vdesin dy vëllezër

Një aksident me pasoja tragjike i ka marrë jetën dy vëllezërve në Greqi. Viktimat janë të moshave 33 dhe 36 vjeç, ndërkohë që shkak i aksidentit u bë përplasja e makinës së tyre me një kamion.

Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në autostradën Vlachioti – Molaon.

Sipas mediave greke, janë ende të paqarta rrethanat e përplasjes së makinës me kamionin. Nga përplasja e fortë humbën jetën dy vëllezërit që udhëtonin me automjet.

Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht për shkak të reshjeve të shiut.