Aksident tragjik hekurudhor në Greqi, mbi 40 persona humbën jetën dhjetëra të tjerë të plagosur, mes tyre dhe shqiptarë

Një aksident tragjik hekurudhor ka ndodhur në Larisa tëGreqisë ku një tren pasagjerësh është përplasur më një tren mallrash. Si pasojë e aksidentin  me shumë se 40 persona kanë humbur jetën  dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur ku 25 prej tyre mendohet se janë në gjendje kritike për jetën. Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Konfirmohet  mes të plagosurave janë edhe tetë shqiptarë. Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Menjëherë pas aksidentin n ë vendngjarje kanë mbërritur 40 ambulanca, 150 zjarrfikës si dhe forca të shumta të policisë.  Ndërsa spitalet e gjithë zonës përreth janë vënë në gatishmëri  për të trajtuar të lënduarit. Pak orë pas aksidentit ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit Kostas Karamanlis ka njoftuar dorëheqjen e tij pas përplasjes fatale të dy trenave që ndodhi në Greqi të martën. Presidenti i Greqisë e ka përshkruar aksidentin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Të shumta kane qenë mesazhet e ngushëllimit për Greqinë qoftë nga politikanë shqiptarë por edhe evropianë. Komisioni Evropian ka ulur flamujt në gjysmë shtizë. Ndërsa në lidhje me shkakun e  këtij aksidenti mediat greke shkruajnë se tragjedia u shkaktua nga një gabim fatal i drejtorit të stacionit hekurudhor në Larisa, i cili e drejtoi trenin e pasagjerëve në linjën zbritëse të trafikut, duke rezultuar në të njëjtën linjë me trenin e mallrave. Drejtuesi i stacionit mendohet  se ka pohuar në polici se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.