Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të “Shkallës së Tujanit”.

Mësohet se janë përplasur dy makina kokë me kokë, nje “Cady” me një “Smart”, dhe njeri prej mjeteve ka rënë në humnerë. Dy personat e ndodhur në këtë mjet, kanë mbetur të vdekur, ndërsa është plagosur personi i ndodhur në mjetin tjetër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

 

 

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.