Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç janë dy nga pesë viktimat në aksidentin tragjik në Qafën e Muzinës.
Çifti me origjinë nga Skrapari kishte zgjedhur Sarandën si destinacionin turistik për të pushuar disa ditë, por pa mundur të shkonin dot më kurrë aty. Furgoni me të cilin udhëtonin, pas përplasjes me një automjet tjetër doli nga rruga dhe përfundoi në greminë.
Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri-tjetrin, ashtu siç jetuan një jetë të lumtur martesore për 55 vjet.
Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, si dhe nipër dhe mbesa.
Kujtojmë se si pasojë e daljes së furgonit nga rruga mbeti i vdekur shoferi, Bardhi Proda, dhe 4 pasagjerë të tjerë, konkretisht shtetasit e lartëpërmendur Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe; Olesander dhe Tetianan Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, ndërkohë që Greta Dabërdini, 25 vjeçe nga Tirana, është e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik.