Aksidenti tek diga e liqenit/ DETAJE nga prangosja e kushëririt të Ervis Martinaj: Në momentin e arrestimit…

Mësohet se gjatë momentit të arrestimit i riu nuk ka bërë rezistencë, teksa policia ka ushtruar edhe kontroll banese.

Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga arrestimi i Emiliano Ninës, autor i aksidentit të frikshëm që ndodhi më 22 gusht tek diga e Liqenit artificial.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se 28-vjeçari u ndalua nga policia Rrugore e Tiranës dhe komisariati nr.4 në afërsi të banesës. Mësohet se gjatë momentit të arrestimit i riu nuk ka bërë rezistencë, teksa policia ka ushtruar edhe kontroll banese.

Nga ana tjetër kujtojmë se Nina akuzohet për 7 vepra penale, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkatërrim prone”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Emiljano Nina, sipas burimeve për mediat është identifikuar edhe si kushëri i Ervis Martinajt, i cili përveç për aksidentin te diga e liqenit, ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 8 muaj burg për ‘dhunë në familje’.