Aksidentohen punëtorët në Tiranë, nën hetim drejtuesi dhe administratori i firmës

Dy punëtorë ndërtimi janë dëmtuar gjatë kryerjes së punës në ambientet ku ato punonin. Të aksidentuarit janë shtetasit A.L dhe R.P, ato kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit por tashmë ato janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës për këtë ngjarje ka proceduar penalisht  për shkeljen e rregullave të punës drejtuesin e firmës shtetasin E. XH , 50 vjeç dhe administratorin A.K, 43 vjeç.