Aksidentohet autoboti me karburant, përfshihen nga zjarri banesat dhe hekurudha në Meksikë! Treni kalon mes për mes flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë hekurudhore dhe shtëpitë në Aguascalientes, Meksikë, pas një autobot me karburant u akisidentua.

Video të zjarrit janë bërë virale në mediat sociale, përfshirë pamjet ajrore të tymit të zi që mbulon një zonë të madhe të qytetit.

Në një video shihet një tren mallrash që vërshonte mes flakëve. Më shumë se 1500 njerëz u evakuuan. Disa shtëpi dhe makina janë djegur nga zjarri.

aksident tren kamion meksike

Nuk ka raportime për të vdekur, por disa persona janë dërguar në spital. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit.

S’dihet ende se si u aksidentua autoboti. Rreth 200 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët, raporton El Universal.