Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Efektivët numërojnë paratë në vendin e ngjarjes, 10 persona të shoqëruar (EMRAT)

10 persona janë shoqëruar nga efektivët e RENEA-s në Vlorë.Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e kryer ditën e djeshme nga RENEA në qytetin e Vlorës.Aksioni, i cili nisi në orët e vona, u përqëndrua në një lokal përgjatë bulevardit në qytetin bregdetar. Efektivët e rendit ‘pushtuan’ lokalin, i cili ishte i mbushur me njerëz, teksa janë shoqëruar 10 persona që dyshohet se zotëronin armë. Gjithashtu, policët janë parë duke numëruar para në vendngjarje, të cilat i përkisnin personave që u ndaluan.Në pranga kanë përfunduar rreth 10 persona, njëri prej të cilëve është Santiljano Basho. Ai është vëllai i Tesilvan Bashos, i njohur si Tesi i Selenicës, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri. Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, armë dhe falsifikime.Personi tjetër i arrestuar është Bruno Shehu dhe të dy këta persona mësohet se kanë qenë me armë.