Akt-ekspertimi teknik konfirmon akuzat e banorëve në Lumas Kuçovë/Eksperti Arben Meçe fundos Kreshnik Hajdarin dhe ish ministrin Blendi Klosi

Akt-ekspertimi teknik konfirmon akuzat e banorëve në Lumas Kuçovë/Eksperti Arben Meçe  fundos Kreshnik Hajdarin dhe ish ministrin Blendi Klosin

Banorët e Lumasit fitojnë një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë në Gjykatën Administrative. Akt-ekspertimi teknik konfirmon akuzat e banorëve dhe hedh poshtë pretendimet e bashkisë.

Banorët e fshatit Lumas kanë fituar një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.Në seancën e radhës,të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë në Vlorë,ku bashkia Kuçovë është paditur për dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit për ujësjellësin,palët janë njohur me akt-ekspertimin teknik të inxhinierëve,që ka qënë totalisht në favor të banorëve të Lumasit.

Të kontraktuara nga Gjykata Administrative Vlorë,dy inxhinieret: Silva Meçaj dhe Liljana Vllamasi dhe me ndihmën e ekspertit tjetër Arben Meçe ,pasi kanë kryer inspektimet në zonë 3 javë më parë,kanë dorëzuar pranë kësaj gjykate akt-ekspertimin teknik,që konfirmon akuzat për muaj me radhë të banorëve të fshatit Lumas.

Akt-ekspertimi teknik hedh poshtë të gjitha pretendimet e bashkisë Kuçovë  në lidhje me nevojat për ujë të pijshëm të fshatrave të Lumasit,pasi konfirmon edhe një herë atë që është thënë me forcë nga banorët e Lumasit,se fshatrat furnizohen me ujë nga 7 ujësjellësa.

Po kështu,ky akt-ekspertim konfirmon edhe një herë se të gjitha ndërtimet e kryera por edhe ato të parashikuara në projekt prekin Zonën Buferike dhe atë të mbrojtur të Kanionit tê Sinecit punime të cilat janë duke u kryer pa lejet përkatëse.

Sipas akt-ekspertimit teknik,të katërta objektet që po ndërtohen nga firma Salillari janë brenda Poligonit Monument Kulture (Kanioni i Sinecit) dhe brenda Zonës Buferike të Kanionit të Sinecit.Në akt-ekspertimin teknik përcaktohet se,edhe bazamenti ku do të shtrihet tubacioni i ujësjellësit në ndërtim ka prekur Zonën Buferike dhe Kanionin e Sinecit (zonë e mbrojtur).

Edhe pretendimet e bashkisë Kuçovë se fshatrat e Lumasit kanë mungesë uji të pijshëm,kanë marrë përgjigje në këtë akt-ekpertim teknik dhe provon vjedhjen e fondeve nga treshja Kreshnik Hajdarin ish ministri Blendi Klosin dhe dhe oligarku Pëllumb Salillari.

Prevendtivi i punimeve për zhvillimin e këtij projekti është 1.7 miljon euro ndërkohë treshja Kreshnik Hajdarin ish ministri Blendi Klosin dhe dhe oligarku Pëllumb Salillari kanë poërfituar një fond prej 4.3 miljon euro, pra do të thotë që provohet në mënyrë të pastër vjedhja prej 2.3 miljon euro.

Pas inspektimit të kryer në çdo fshat për identifikimin e burimeve të furnizimit me ujë,inxhinieret Meçaj e Vllamasi, kanë dalë me konkluzionin se fshatrat: Lumas,Pëllumbas,Bardhaj,Shegjëz e Vodëz kanë rrjete dhe burime publike (puse nëntokësore) të furnizimit me ujë dhe vetëm dy fshtrat Krekëz e Koritës,me 14 familje në total nuk kanë furnizim publik me ujë të pijshëm.

Akt-Ekspertimi Teknik konkludon se,fshati Lumas garanton furnizimin me ujë për fshatrat Lumas Qendër dhe Lumas 1 nëpërmjet rrjetit publik (dy puseve buzë lumit) dhe nëpërmjet ujësjellësit që mer ujë nga burimi i Sinecit; fshati Pëllumbas furnizohet nga rrjeti publik,me burim furnizimi një pus të çpuar pranë lumit që përshkon fshatin dhe uji pompohet në rezervuarin që ndodhet në Pëllumbasin e sipërm; fshati Bardhaj furnizohet nga rrjeti publik dhe burimi i furnizimit është një pus i çpuar pranë lumit dhe uji pompohet për në rezervuarin që ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit dhe fshati Vodëz furnizohet nga një pus-çpim pranë lumit që përshkon fshatin dhe uji pompohet në rezervuarin që ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit Vodëz.

Pas dorëzimit të këtij akt-ekspertimi,pritet vendimi nga Gjykata Administrative Vlorë në 1 Tetor.Në çështjen civile me nr.akti 1201,të depozituar në 6 Korrik 2021,banorët e Lumasit kanë paditur bashkinë e Kuçovës për “dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit në zonën e mbrojtur të Sinecit”,ndërkohë që e paditur si palë e tretë është edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Njëkohësisht kujtojmë se me këtë akt ekspertimi Kryetari i kësaj Bashkie është gati për prangosje. Është fjala për Kreshnik Hajdarin, kreun e bashkisë Kuçovë, i cili favorizoi në mënyrë të pastër oligarkun Pëllumb Salillari. Kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, është kallëzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas, të bashkisë së Kuçovës,  pas konflikteve që kanë lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit  mbi kanionin  e lumit Sinec, Zonë e Mbrojtur. Janë 123 banorë që kanë firmosur një kallëzim, duke kërkuar nga SPAK,  hetimin e kryetarit të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe ndërtuesin e punëve publike, Pëllumb Salillarin.

Banorët e fshatit Lumas kanë paraqitur në SPAK një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, dhe shkatërrim të zonave të mbrojtura  me qëllim përfitimi nga ana e tyre. Sipas banorëve të zonës, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka miratuar leje ndërtimi të një ujësjellësi në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre, është zonë e mbrojtur dhe e shpallur monument Natyre, me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.

Me këtë akt ekspertimi të kryer nga Eksperti Arben Meçe,  fundoset në mënyrë të pa diskutueshme kryetari i Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe ish ministrin Blendi Klosi, ku ndaj të  cilëve provohet se e kanë kryer veprën penale për të cilën janë kallzuar në SPAK.

Ju kujtojmë se Eksperti Arben Meçe  ka kallzuar dhe rrugën Durrës Kukës, ku i pandehur ishte kryetatri i partisë demokratike Lulëzim Basha, çëshgtje e cila për fat të keq u mbyll për shkak të mos respektimit të afateve hetimore nga organi i akuzës.

Dhe për hironi të fatit të njëjtën çështje të kallzuar nga Eksperti Arben Meçe  për rrugën Durrës Kukës,  ka qënë po i njëjti Prokuror që aktualkisht po heton kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, që bëhët fjalë për kreun e “SPAK” z.Arben Kraja.