Aktori i njohur, Ardian Cerga i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku bëri një deklaratë të fortë për Ermal Mamaqin. Ai tha se nuk e konsideron artist. Këtë koment e bëri teksa po fliste për kinemanë, ku tha se një regjisor në ditët e sotme, përveç këtij roli do të bëjë dhe skenaristin dhe aktorin kryesor.
“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai ku sqaroi më tej se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin.
“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai. Ardiani foli gjithashtu dhe për librin “Kohë dashurish të harruara”, ku tregoi se bazohet mbi ngjarje rreth jetës së tij, për të cilin tha se e ka shkruar për vetëm 20 ditë.
Nderkohe Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”. Pas eksperiencës së tij të gjatë me trajnimet mbi suksesin, Ermali vjen këtë herë me një libër motivues. “Në garë me veten” është një libër që do të nxisë lexuesit të bëhen versioni më i mirë i vetes duke mësuar hapat sesi të arrijnë suksesin dhe qëllimet.
Prej vitesh tashmë, pikësynimi i Ermali ka qenë pikërisht të motivojë njerëzit të organizojnë jetën dhe të ndryshojnë mendimet. Tani çdokush do e ketë më të thjeshtë të mësojë këto metoda falë librit “Në garë me veten”.
“Në garë me veten”, botimi i parë i Ermal Mamaqit ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet. Ndonëse një businessman si ai i ka konsideruar komentet e shumta si një marketing pa pagesë të librit të tij, nuk kanë munguar edhe përplasjet.
Një gjë që ka bërë habi në këtë mes janë edhe ironitë nga personazhe të njohur të ekranit ndaj aktorit. E një ndër sherret virtual më të diskutuar ishte ai mes Iva Tiços dhe Ermalit.