Akuzohet për racizëm, reagon Galtie: Jam thellësisht i tronditur dhe i prekur, kam marrë masat e duhura

Trajneri i PSG-së, Kristof Galtie ka folur mbi akuzat për racizëm, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Lens.“Jam thellësisht i tronditur dhe i prekur dhe nuk mund ta pranoj që emri im dhe familja ime po bëhet pis në këtë mënyrë. Unë kam bërë ankesë dhe nuk do t’i përgjigjem pyetjeve të mëtejshme për këtë temë. Kam marrë mesazhe jo të këndshme, por edhe pozitive me ngjarje të rëndësishme publike si në publik ashtu edhe në privat. E vlerësoj këtë sepse gjithmonë duhet pasur kujdes në këtë kontekst se çfarë thonë ata. Unë nuk kam folur me lojtarët për këtë ngjarje, por ata më kanë dhënë përgjigjen më të mirë në fushë me angazhimin në stërvitje”, deklaroi Galtie.