Një aeroplan me 200 pasagjerë në bord bëri ulje emergjente në aeroportin e Paderbornit në Gjermani si pasojë e një alarmi për bombë.
Avioni ishte nisur nga Poznan në Poloni dhe kishte destinacion Londrën, por alarmi që u dha i detyroi autoritetet që ta ulnin mbi pikën më të afërt ku ndodhej, ndërsa fluturonte mbi Gjermani.
Pas kontrollit të imtësishëm, autoritetet gjermane nuk gjetën asgjë të dyshimtë në avionin Airbus A321 të kompanisë hungareze. Sipas mediave gjermane, alarmi për një bombë të mundshme në bordin e mjetit fluturues u dha nga autoritetet polake.
Aeroplani kishte 200 pasagjerë dhe bëri një ulje emergjente në orën lokale të Gjermanisë 20:08, në Aeroportin e Paderbornit në Berlin, në jug të kryeqytetit gjerman.
Sipas medieve gjermane, bagazhet e udhëtarëve u kontrolluan nga qen të stërvitur posaçërisht, ndërsa avioni ishte i rrethuar nga kamionë policie dhe zjarri. “Aeroplani kërkoi një ulje emergjente dhe u lejua menjëherë të largohej,” i tha Bild, Jan-Peter Huck, zëdhënësi i aeroportit.
Në korrik të vitit 2020, një avion në të njëjtën rrugë bëri një ulje emergjente në Londër pas një paralajmërimi për bombë që gjithashtu doli të ishte e rreme.