Alarmi te “Rruga e Salës”, policia jep detajet: U gjet një çantë shpine e braktisur, dyshohet se…

Një çantë e braktisur u gjet ditën e sotme në Tiranë, konkretisht në zonën e njohur si “Rrugica e Salës”.

Zona është rrethuar për të vlerësuar situatën, nëse brenda çantës mund të ketë lëndë plasëse apo jo.

Ndërkohë, në reagimin zyrtar policia njofton se janë njoftuar forcat xheniere për veprime të më tejshme. Ndërsa, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një çantë e braktisur.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine. Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme. Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.”