Albin Kurti bën ‘PRAPA KTHEHU’! Qeveria e Kosovës zbardh 4 pikat për qetësimin e situatës në veri

Qeveria e Kosovës ka zbardhur katër pikat për depërshkallëzim të situatës, një ditë pas dakordimit me BE-në për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka thënë se fokusi kryesor i takimit ne Bratisllave me perfaqesuesin e Larte teBashkimit Evropian, Lajçak dhe zëvëndëskryeministrit Bislimi ishte krijimi i parakushteve per perforcim te fokusit ne zbatimin e plote dhe te pakusht te Marreveshjes Bazike te 27 shkurtit dhe aneksit te Ohrit te dates 18 mars.Qeveria e Kosovës është dakordësuar me BE-në të zvogëlojë praninë e policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri si dhe të mbajë zgjedhjet të parakohshme në 4 komunat me shumicë serbe.

Qeveria thotë se janë dakorduar për katër pika:

“Qeveria e Kosoves publikisht e tregon gatishmerine e saj per tekontribuar ne deeskalimin e situates dhe mosndermarrjen e veprimeve qe mund teeskalojnesituaten ne veriun e vendit. Kjo perfshin nje zvogelim te menjehershem ne masen e 25% te prezences policore ne dhe rreth ndertesave komunale”.

“Policia e Kosovës bashkeme EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlereojnegjendjen e sigurise, ne veçanti per te shikuar mundesine per zvogelim te metejmë te prezences policore ne dhe rreth ndertesave komunale”.Qeveria e Kosoves permes nje deklarate publike mbeshtet mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne 4 komunat ne veri te vendit dhe ate pas stines se veres. Kosova shpreh perkushtimin per sigurimin e bazes sevnevojshme ligjore per temundesuar organizimin e ketyre zgjedhjeve”.

BE do ftoje dy kryenegociatoret n? Bruksel me synim finalizimin e planit te sekuencimit per Marreveshjen drejt Normalizimit, pas te cilit do te filloje zbatimi i te gjitha neneve te marreveshjes”.

Qeveria thotë se këto vendime do te finalizohen brenda nje periudhe dy javore