Alegri i çudit të gjithë: Të bëjmë maksimumin për të qëndruar në katërshen e parë

Ideja se Juventusi po përgatitet për faljen e dënimit me -15 pikë që iu dha për çështjen e plusvalencave, po shtohet dita-ditës nga vetë protagonistët bardhezinj. Një ditë para derbit me Torinon, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka bërë të qartë se llogaritë e skuadrës në këto momente janë ato të një ekipi pa penalizim, që e sheh veten në të njëjtën kuotë pikësh me Interin e Milanin dhe me mundësinë për t’i kaluar.Ky mbetet gjithmonë një derbi, një ndeshje shumë e rëndësishme sidomos për ne. Bolonja ka mundur Interin dhe tani duhet të përfitojmë nga momenti për të vazhduar ngjitjen tonë. Pikët janë 47 dhe duhet të bëjmë atë që mundemi për të qëndruar mes katër skuadrave të para, pavarësisht çfarë do të ndodhë më pas. Tronditja për penalizimin tashmë është kaluar.

Torino do të jetë shumë i përgatitur dhe agresiv, skuadrat e Juriç janë gjithmonë të sakta në veprime. Duhet të jemi të aftë të luajmë një ndeshje inteligjente me shumë respekt ndaj kundërshtarit.

Kieza dje u stërvit me ekipin pas shumë ditësh, nuk e di ende nëse do të jetë titullar, por për momentin duket e vështirë. Ndërsa Pogba është më mirë dhe do të grumbullohet, nëse do të jetë e nevojshme, do të luajë. Ndeshja e tij e fundit zyrtare ka qenë thuajse një vit më parë, për t’u kthyer titullar te Juventusi do të duhet kohë. Duhet të kuptojë se kjo është një fazë e rëndësishme e sezonit. Duhet të ketë stimujt e duhur për të mbyllur mirë vitin”, theksoi Alegri para gazetarëve në konferencë për shtyp.